Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 23 Pri 2024
E Dielë, 09 Tetor 2011 19:23

Çikënditë e fundit të kandilit ende i pambaruar

FRYMËZIMI

As fantazmë as mendim, as dëshirë as kujtim
as trishtim as pendim
një ethe teftiku
një fluturim pa frikë rreziku
i së panjohurës të së vërtetës
diku absurde, diçka shumë e zgjuar
siç vinë rrethanat e jetës
diku e trembur, diku e guxuar
si imagjinata harmonisë së muzikut
si ëndrra e skulptorit, arkitektit
si besimi misterioz i mistikut
si avull piktori mbi valë të detit
si magjija n'agmi të Venedikut
si shqetësimi prej hënës i detit
si buzëqeshja e vashës ashikut
si ethja përvëlonjëse kapriçoze e poetit
diçka që i ngjan pakëz armikut
që trëmbet sigurimit të së vërtetës
si një dridhje parashikimi rreziku
diçka si ligjet absurde të jetës

zëmra lindur femër, është mësuar të qajë.
Vjen duk u rritur n'origjinën e sajë
kërkon lotë për t'u përkufizuar
kërkon kohë në dimensione pa hapësirë
kërkon muzikën, pikturën, poezinë
të gërshetojë kurora dafine
për funeralin e sajë
Pakë duke vuar, shumë duk u tretur
transformohet në një pemë të rrëshqepur
çarë prej vetëtimës
po qëndron krenare
heroinë, viktimë e detyrës
rrethuar kanosur fuqish barbare
mundohet të pajtojë të ligën me të mirën
në mes të NIRVANËS dhe KARMËS me uzdajë
t'arrijë yllin e sajë paracaktuar
përpiqet si foshnjë që vdes duk u zgjuar
në krahë të nënës fatzezë e pa faj
si vashë e dashuruar braktisur e fejuar
lodhet paskëtajë,
gjysëm entuziazmi, gjysëm dëshpëruar
ka lindur femër, ndaj fillon të qajë.

 


LEXONJËSIT
Në qoftë se ti, je ti që mendon
ti që vendos, ti që vepron
pa ndëgjuar se ç thonë të tjerët
në qoftë se ti, vendos të jesh ai
drejtësisht, moralisht etikisht i përkryer
dhe i krasit ferrat dhe drizat
e shpirtit që i sheh në pasqyrë
pa u kujdesur se ç thonë të tjerët
kurrë pa u përthyer
pa dëgjuar se ç'thonë të mjerët
në qofsh i aftë që çdo ditë të jesh
më i mirë më i pastër më i fortë
nga çdo vanitet pamëshirë duk u zhveshë
pa i trokëllitur njeriut në portë
sado të mëdhenj, sado fuqidarë
sado të kenë bereqet në hambarë
sado t'u ketë rënë egërsija në short
ti u bën ballë, në këmbë sy për sy
në qoftë se ti, me thonj hap tunele
shpëton anijen në stuhi në çdo det

je luan e tigër, po sillesh si dele
nuk të tremb kurrë, vullkan as tërmet
në qoftë se ti, e ke shokun për shok
mikun për mik, pa hije interesi
dhe kur gabon, ti nuk e hedh poshtë
se pa të meta s'pat njeri në botë
as Buda, as Sokrati as Krishti as Muhameti
në qoftë se ti, me të vërtetë je ti
që kur ndizet zjarr reja me erë
zbresin lumenj të kuq e të nxehtë
trembet ai që i trembur ka lerë
as për mburrje, as për nam, as për vlerë
vërvite i pari në vijë të parë të zjarrit
tallesh e qesh me natë të parë të varrit
në shpirt katër sy; dritë balli i mprehtë
ta ndjesh kur kërcet duk u rritur bari
në qoftë se ti, kur të digjet shtëpia
hedh prapë themele, të rinj dhe ndërton
më të madh e më të bukur sa çuditet njerzia
ku e gjen të gjithë atë fuqi që fiton?
lëre të vërtetën ta thotë Historia
fati e ndihmon trimin që guxon.
Në qofsh ti që je ti, pa qënë kurrë ai
ti i dikton ligjet jetës dhe fatit
ti n errësirë, nëpër borë, nëpër shi
ti e zgjedh udhën, për të hedhur lumin
pa kërkuar vah as udhë sfratit
pa luajtur qerpikun, pa të zënë gjumi
pa e kërkuar ndihmën e Atit
pa të bërë përshtypje tufani as garbiu
kur të tjerët fshihen nëpër vrima të miut
Në qoftë se ti, je gjithë jetën ti
pa qenë ai që duan të tjerët
të të përdorin për lopatë a për mashë
të të bëjnë postiqe, të fshijnë turpin e lerën
pa u kërrusur si turk-bizantin
të urresh gënjeshtrën, të thuash të vërtetën
pa hezituar: e pashë po s e pashë
je ti, jo ai, që verbohet nga vrerët
qimja i bëhet tra, ferra  Brahim
mbyten në një lugë ujë të mjerët
zana dhe ora kërkojnë guxim.
në qoftë se ti, je vërtetë ti
që sheh përtej gurit dhe murit
që kur fle e mban hapur njërin sy
sheh jetën hyjnore përtej urës së lumit
në qoftë se ti, ke aqë bujari
t i marrësh përdore, shurdhër e të verbër
pa u treguar fodull as i egër
pa u shqetësuar çdo thonë të tjerët
pa i kërkuar pasqyrës bukuri
në qoftë se ti, je gjithë jetën ai
ti mat, ti pret, ti qep me gjilpërë
idealin tënd siç e pe n ëndërri
idenë që punove, gjithë jetën të tërë
me besë, nder, drejtësi, burrëri
me peshë specifike peshon çdo q është vlerë
pa u bërë tekahyt në pleqëri
tekahyt bëhet ai që ka lerë
tekahyt, jeta tym në errësi
në qoftë se ti, je ti, që vdes si lisi në këmbë
pa t ardhur keq, pa trishtim pa mërzi
helmin e kohës e përtyp nëpër dhëmbë
e pështyn djallin, pa haset, pa mëri
pregatite për gjykimin e fundit
ballë përballë gjykatësit të Qiellit
ja hedh në kandar borçat e mundit
të ndarë qartë himen nga mjelli
në stiva më nj anë shapin nga sheqeri
ta presësh me dinjitet vendimin e tij
me çdo kriter që të ketë Madhëria
sido që të vijë zjarri a stuhija
në qoftë se ti, do jesh ai
që pasi të vrau i ligu pa arësye
të ndodhë që të ngjallesh, të dalësh nga varri
asaj mrekullie që ngjalli Llazarin
të keçë guxim, durim shpirt hyjnie
ta falësh gjaksorin, ta falësh Rrezikun
sinqerisht ta përqafësh si mik e bir miku
pa të trullosur ahmarrja e zjarrit
Atëhere po! e nxorre nga barku
bishën e egërt, gjysh Iliro-Thrakun
atëhere po! pastrove shpirtin
atëhere e kuptove Muhametin dhe Krishtin
duke nxjerë serbin, grekun dhe latinin
atëhere e volle turko-bizantinin
që prej shekujsh të shtrydhën në ment e në sy
rob në burg të tyre, pa dritë pa liri
atëher po, nuk je më barbar
e kaptove provimin u bëre shqiptar
dhe ç është më e zorshme: u bëre njeri.


DUKE KËRKUAR
Shumë kohë më shpejt se të lindëte përralla
më parë se gjumi plogështia dhe frika
më parë se legjenda q e bën glorien gëzhdalla
të mbajë mend të mira e të liga
më parë se të lindte kënga dhe fjala
bukuri me stolira
të endnin në avelment: mithollogjira
kozmogonira, besime e tradita
më parë se sa kohën ta coptonte dita
më parë se çmëndjet t i mbëshehte nata
qe deti. Ai i priti të gjitha me ironi
ata që s i deshi i vërviti në plazhe
peshkun njeri me ëndërra të gjalla
e braktisi në vetmi.
Cili është deti? Cila është stuhia?
Cili është detari? Cila është anija?
Cilët vullkanet që tmerrohet njerëzia?
Cili është ankthi që gjithnjë ngjan i ri?
sikur vjen për herë të parë pa zhurmë
herë na gjen zgjuar, herë na gjen në gjumë
cila është surpriza që na bën lesh e li?
Cili është mbarimi? cili është pambarimi?
cili është deti? cili është qielli?
cila është koha? cila hapësira?
cili është mjeti që mat dimensionet?
ku është nisja? cila është kufija?
ç kuptimmerr koha paraleleme lumin?
ku fillon koha? ku mbaron hapësira?
ku fillon hapësira? kur do mbarojë koha?
Në pastë qënë një arkitekt që ndërtoi Universin
në qoftë ai, edhè në kontakt me krijimin
në pastë ai ligje që të shpjegojnë misterin
në pastë mjete të komunikojë me njerzimin
do t i gjejmë përgjigjet e pyetjevememece
do t i kuptojmë punët e shkaqevet qorra
do ta kuptojmë pse ndënji i shurdhër
përse s i korrigjoi gabimet tona
do ta zbulojmë mbëshehtësinë
do justifikojmë qëndresën e tija
. . .
natën e parë që vjen, kur ikën agonija.


GJYQI I FUNDIT
Sikur të më kërkonte Zoti shpjegimin
Përse ia shita shpirtin Shejtanit
do t i përgjigjesha pa frikë dënimi:
Ti o Zot krijove gabimin
më të dëmshëm nga të gjithë gabimet e tua;
nga fati, kapriçioja, errësir emendimit
krijesash që s të kërkuan të lindnin
nga shpirti plot ferra e tufane dimri.
Me ballin për toke, tokën nën gju
vinë me grigje dertet e hallet
qorra e të shurdhër pa udhë të Drejtësisë
s mësojnë dot gjë prej Historisë
se ti o Zot krijove Harrimin
q i kalb të vërtetat nën stranica të varrit.
Për të shpjeguar thezën e padisë trime
do të më duhet që të flas me varre
me tokën q u mbrujt me gjak djalërie
me fusha betejash në lugje mes malesh
me lumenj që ngjyen me gjak të nxehtë detin
me detin q ulërinme valë tufane
me gojë të vullkanit, me rrënjë të tërmetit
me shpëndë që flutrojnë pa njohur traguarde
që s qajnë as qeshin kurrë pa kënduar
pa ditur pse erdhën pa farë uzdaje
me burimet që rrjedhin pa mërmëruar
mithollogjinë labe, legjendën vigane
në rënkime dimri të gjatë të pambaruar,
me vetëtimën që në lisa ndez zjarre
kur bje mbi të drejtin iluzionit besuar
me zëmrën e nënës që harron emrin e djalit
torturës kërcënonjëse kurrë për ta shqiptuar
se s ju vu gur kurrë sipër varrit
me burrin q ushqehet me gjak të të birit
pension i të gjorit për grurin e ballit
me shpirtin e kohës q e mbuloi nënë hirin
me Shtetin që bën dasëm e kremtime
ngjeshur gënjeshtrash, harrimesh me krime
duke përbuzur ata që shpëtuan.
Prej urdhërit të Zotit që krijoi harrimin
për t i vazhduar jetën të gjallit
e humbi dëshmori idenë e ëndërruar
të vërtetën e shenjtë të legjendës virane
kur shkundej pllaneti në shkota përvëluarë.
Kur era dhe reja ndez zjarr vetëtime
do t ja hidhja Zotit në fytyrë ankimin
apotheozën e shenjtë dhe trime
Përse o Zot krijove harrimin?
Për t i gjykuarme të Zotin e jetës
mbushur borçat me thesar të së vërtetës
do mblidhja bishat me dy këmbë të xhunglës
që kur vdes ati e ka pjekur i biri
do t ja shkulja shpirtin si pendët e pulës
ferrat dhe drizat me kongjijt e hirit
të shekullit që po përpiqet dëshpërimn agoni
t ulurinin or Zot emrin tënd sinonim
me misterin, errësirën, boshësinë mizore
me qytetërimin tonë antonim
absurditet në jetën njerëzore
që vjen e ngjitet e zbret n asgjësi
që çdo përpjekjeje i jep kyçin pendimit
Përse or Zot krijove Harrimin?
Do mblidhja tiranët të binin në gjunjë
rreth e përqark banesës tënde qiellore
të flisnin me ty të gjithë një gjuhë
gjuhën tënde të kohës fillore
të të parashtronin ç i pruri për dhunë
si u dhe në duar skeptret shtetërore
kur vunë ndërgjegjen e sëmurë në gjumë
për të përleshur turmat njerëzore
kur ti i dehe me hashash ëndërrimi
Përse or Zot krijove Harrimin?
Do ti urdhëroja të bërtisnin njëzëri
fjalët e tua kur dërgove premtimin
në mos na gënjyen të dërguarit e tu
n udhën tënde që shpresa e bëri
udhën time për të tjerrë ëndërrimin
pa dijtur pse erdhëm pa dijtur se ku
do arrijmë me vdekjen shprehjen a shpëtimin
përunjur ballin, të thyer gjurin
kënduam testamentin tënd me flamurin
Përpara vëllezër, po lëkundet ballina
n ankime të armikut gjëmoi ulurima
me emrin tënd në vijë të zjarrit
hekuri dogji jetën e djalit
duke të porositur shpirtin e tija ty
me gëzim për vdekjen, me shpresë për kujtimin
Përse or Zot, ti krijove Harrimin?
Do mbledh nëpër tempuj fetarë e fetare
me të gjithë besimet e pa njohur të planetit
me besë në fjalën tënde arësimtare
që ia porosite në shpirt çdo profeti
besuam Revelacionet mitare
i ndamë stanet me të ligën dhe dreqin
i ngrimë tempujt me magji dhe përrallë
me mite paganë ndërtuam altare
shkallë qiellore për tek froni yt i lartë
heronjt e mendimit dhe të besës tënde
legjone yjesh për zemër dhe mëndje
për të kërkuar me gjuhë të tyre
qindra profetë një mijë mënyre
zbërthimin e enigmës tënde magjistare
përse na prure e për çfarë arësye
paskeshimgabuar kur s njihnimgabimin
do të të luteshim të na thuash emrin tënd
mbase gjejmë kuptimin në shpirt e në mënt
ta ngulnim brenda në zëmër me gozhdë
të ndrisë në udhë; në vatër në shkollë
të dashurisë mirësisë drejtësisë
të së vërtetës që mbytet në heshtje
të qindra besimesh metafora gënjeshtre
në çdo vatër zjarri pallati a kasolle
ndriçimi yt të bjerë agimin
t i japësh mësimtë ri Historisë
Revelacioni të fillojë rindërtimin
në qoftë se e sheh tragjedinë e njerëzisë
Ki mëshirë o Zot! Hiqe Harrimin.