Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Mërkurë, 12 Tetor 2011 18:16

Rrënjët intelektuale të Rajhut të Tretë

Nga i mori Hitleri idetë e tij përveç historisë? Në një kohë kur kundërshtarët e tij brenda e jashtë vendit, ishin shumë të zënë me punë, ose shumë budallenj për t'i kushtuar vëmendje - deri sa u bë tepër vonë - ai thithte, si edhe shumë gjermanë të

tjerë, një përzierje të çuditshme nga ato idetë e papërgjegjshme e megallomane që kishin shpërthyer prej mendimtarëve gjermanë gjatë shekullit XIX-të. Duke i marrë ato më shpesh indirekt, nëpërmjet një pseudofilozofi si Alfred Rozenbergu ose prej mikut të tij, poetit të dehur, Dietrich Eckart, ai i përqafoi ato me tërë entusiazmin e ethshëm të një besimtari të ri. Ç'është më e keqja, ai vendosi t i verë ato në praktikë nëse do t'i krijohej ndonjëherë mundësia. Tashmë i dimë se cilat ishin idetë që gjallonin asokohe në mendjen e përtrazuar të Hitlerit: glorifikimi i luftës, i pushtimeve e i fuqisë absolute të shtetit autoritar; besimi tek arianët ose gjermanët si raca superiore; urrejtja për çifutët e sllavët; neveria për demokracinë e humanizmin. Këto ide nuk ishin të tijat, origjinale, siç ishin mënyrat se si i aplikoi ai ato më vonë. Burimi i tyre janë ata filozofë të thellë, por të paekuilibruar, dhe ata historianë dhe mësues që pushtuan mendjen gjermane në shekullin para Hitlerit me pasoja kaq shkatërrimtare, jo vetëm për gjermanët, por për një pjesë të madhe të njerëzimit.

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

Më tepër në këtë kategori: « Adam Miçniku në Shqipëri