Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 25 Apr 2024
Thursday, 13 October 2011 07:11

As në tokë e as në qiell

Intervista me shqiptarë nga Kosova në Gjermani

Nga intervistat, që po i sjellim pa asnjë redaktim, as edhe gjuhësor, (të cilat fitojnë k'shtu vlerën e dokumentit autentik), dalin botë të ndryshme. Me ndryshime të dukshme sipas mundësisë që kanë pasur për t u integruar në shoqërinë gjermane,

më saktë në jetën ekonomike. Dukshëm ndryshon botkuptimi i atyre që erdhën në Gjermani dekada më parë, kur Gjermania kishte nevojë për krahun e huaj të punës, dhe brezit të ri që nuk gjen punë dhe e ndjen veten të humbur. As në tokë e as në qiell. Nuk e di ç jam, gjerman apo shqiptar, - thotë një i ri i lindur në Gjermani. Nuk do të më vinte keq po të më përzinin, - thotë një
tjetër. Një mikrokozmos ku herë mbuluar, herë hapur del shqetësimi i qënies Ausländer, i huaj, dhe dëshira për të mos qënë në tokë të huaj. Sekush sipas mënyrës së tij e ndjen veten në një vënd të huaj. Kush më shumë e kush më pak. Ajo që i mban nuk është dashuria për vendin e huaj, por vështirësitë në vendin e tyre.