më saktë në jetën ekonomike. Dukshëm ndryshon botkuptimi i atyre që erdhën në Gjermani dekada më parë, kur Gjermania kishte nevojë për krahun e huaj të punës, dhe brezit të ri që nuk gjen punë dhe e ndjen veten të humbur. As në tokë e as në qiell. Nuk e di ç jam, gjerman apo shqiptar, - thotë një i ri i lindur në Gjermani. Nuk do të më vinte keq po të më përzinin, - thotë një
tjetër. Një mikrokozmos ku herë mbuluar, herë hapur del shqetësimi i qënies Ausländer, i huaj, dhe dëshira për të mos qënë në tokë të huaj. Sekush sipas mënyrës së tij e ndjen veten në një vënd të huaj. Kush më shumë e kush më pak. Ajo që i mban nuk është dashuria për vendin e huaj, por vështirësitë në vendin e tyre.