Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 09:51

Kolonia shqiptare e Borgo Erizos

Që prej disa vjetësh shkencëtarë të ndryshëm të Gjermanisë dhe të Italisë po merren me popullin shqiptar, duke studiuar gjuhën dhe zakonet e tij. Dhe në fakt është koha, meqënëse ndryshimet e mëdha politik që po e ndajnë dhe e përçajnë

gjithmonë e më shumë këtë popull, do të bëjnë që herët apo vonë ai të humbasë jo vetëm karakterin interesant kombëtar, por dhe gjuhën që në formën e saj të deritanishme tingëllon aq melodioze për veshin dhe që njihet si një nga më të vjetrat. Dhe Zara ka jo prej shumë kohësh një koloni të madhe shqiptarësh të përbërë nga njerëz aktivë dhe të zgjuar që e flasin gjuhën e tyre relativisht mirë nëse merret parasysh edhe vetizolimi i kolonisë. Megjithatë asnjë studiues deri tashmë nuk ka menduar të merret me kërkime rreth kësaj kolonie. Të njëjtët studiues që hedhin vështrimet dhe hapat e tyre drejt Italisë mesdhetare, Shqipërisë turke dhe ishujve jonikë dinë për shqiptarët tanë vetëm që eksitojnë diku afër Zarës dhe popullojnë Borgo Erizzon. Dhe prapë se prapë e shohin si gjë komplet të parëndësishme të zgjerojnë hetimet e tyre në këto zona që do të ofronin të dhëna të çmueshme për historinë dhe filologjinë e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk e di në do jem në gjendje ta nxjerr Borgo Erizzon nga harresa e pamerituar në të cilën jeton, por dëshiroj të kontribuoj në mënyrën më modeste duke dhënë disa fakte historiko filologjike me ndihmën e të cilave të tjerëmë të përshtatshëmse unë do të mund t'i ofrojnë shkencës një traktat të gjërë që mund të plotësojë më së miri interesin shkencor për këtë koloni. Ushqej njëkohësisht shpresën që ky publikim do të pritet me kënaqësi jo vetëm nga studiuesit e historisë dalmate, por dhe nga shqiptarët e Borgo Erizzos të cilët si pasardhës të lavdive të mëdha nuk kanë harruar dhe siç shpresoj nuk do të harrojnë kurrë, kombësinë dhe gjuhën e tyre.