Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 24 Apr 2024
Monday, 17 October 2011 11:21

Orientalizmi shqiptar

Në këtë punim trajtojmë përdorimin e orientalizmit prej disa intelektualëve shqiptarë në procesin e rindërtimit të identitetit shqiptar në kushtet e reja shoqërore e politike pas rënies së komunizmit. Në pjesën e parë të

artikullit merremi me dukurinë e përkufizuar si orientalizëm nga kritiku EdwardW. Said (1978) dhembi rolin e tij në krijimin e identiteteve moderne në kolonitë evropiane dhe në Ballkan. Pjesa e dytë është një paraqitje e shkurtër historike e orientalizmit shqiptar në histori. Pjesa vijuese është një ekskursion në disa tekste të orientalizmit bashkëkohor shqiptar, në qendër të të cilave ndodhet e ashtuquajtura dilemë historike shqiptare midis Perëndimit e Lindjes. Tekstet e zgjedhura janë Vija e Teodosit Rishfaqet: Nga do t'ia mbajnë shqiptarët (1992; ribotuar më 1995) me autor Aurel Plasarin, Lamtumira e së keqes (1991), tregim i Ismail Kadaresë i shkruar në vitin 1987, Duke kërkuar rrënjët ose kthimi i shqiptarëve në histori (1997) me autor Piro Mishën dhe Europa, Destinacioni X me autor Mustafa Nanon. U zgjodhën pikërisht këto tekste sepse pretendojnë një trajtim teorik e letrar të problematikës identitare të shqiptarëve dhe autorët e tyre kanë pozita kyçe në përpunimin e kulturës dhe të opinionit publik në Shqipërinë paskomuniste.