Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Friday, 19 Apr 2024
Monday, 17 October 2011 20:17

Shqipëria e etërve

Shpeshherë kohët e fundit, në takime me gazetarë apo analistë perëndimorë, jam ndeshur në pyetjen: Kush mund ta zëvendësojë Berishën? , ose: A ka njerëz në Shqipëri që mund ta zëvendësojnë Berishën? Pra, pyetja shtrohet në terma

personale dhe jo në terma institucionale. Vetë pyetja është e gabuar. Asaj mund t'i përgjigjesh vetëm me pyetjen: Aka nevojë Shqipëria për një Berishë tjetër? Por edhe më shqetësuese është mendësia që e përfton atë pyetje të gazetarëve apo analistëve perëndimorë. Më sak: një qëndrim të caktuar të politikës perëndimore ndaj Shqipërisë dhe ndaj vendeve të ngjashme të Lindjes. Eshtë mendësia e dy kritereve për demokracinë. D.m.th., diçka që në Perëndim do të ishte antidemokratike, do të ishte ndërkaq e tolerueshme në disa vende të Lindjes, madje e dëshirueshme. Eshtë, pra, mendësia sipas së cilës disa vendeve, si Shqipëria p.sh., në këtë periudhë tranzicioni u duhet një njeri i fortë, një Prijës karizmatik. Tjetër çështje sa zgjat ky tranzicion, dhjetë vjet, njëzet, tri&jetë... Në këtë vështrimkohor, sikurse edhe në vështrime të tjera, pse të mos e quajmë komunizmin gjithashtu tranzicion? Sidoqoftë, Perëndimi, duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj dukurive autoritariste në Lindje këto vite tranzitive, e ka miratuar gjithësesi uzurpimin e pushtetit të institucioneve nga pushteti i personit.