ndonjë libër. Na erdhi edhe një metodë e frëngjishtes, Langue et civilisation française. Në sprovat e mija me këtë libër përktheva edhe fragmente nga disa prej autorëve të shquar frëngë, e mes tyre edhe një fragment nga Nourriture terrestre të Andre Zhidit. Meqënëse tekstin e kam në kompjuter, është i shkurtër dhe ka frymën e letrës tënde, po e riprodhoj të gjithin: TË JESH I LIRË, GJITHMONË I LIRË, PLOTËSISHT I LIRË (Etre disponible, toujour disponible, tout entier disponible).
Në moshën tetëmbëdhjetëvejeçare, kur sapo kisha mbaruar studimet e para, me një gjendje mendore të lodhur nga puna, me zemrën pa dashuri, i neveritur nga jeta dhe me një trup të rraskapitur, nisa ravgimet e mija pa patur ndonjë qëllim të caktuar, thjesht i shtyrë nga hovet dhe luhatjet e pasioneve endacake.