Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Martë, 18 Tetor 2011 10:43

Të dehur nga gjaku

Historia e policit

Policia! - dera e makinës tip "jeep"me targë shtetërore u hap me forcë nga nje kokëtul me uniformë që na detyroi të dilnim jashtë. Lëvizjet e tij të vrullshme bënë që gati të rrëzohej mbi një grumbull plehrash që ndodhej anës rrugës; ishte plotësisht i dehur. Në këtë moment Xhimi, përkthyesi ynë, po qëndronte te dera e klubit dhe po bënte të pamundurën për të bindur një vrasës të ri t'u tregonte të huajve se çfarë teknike ekzaktësisht kishte menduar për të eliminuar kundërshtarin e tij. Por të gjitha përpjekjet e Xhimit, i cili kohë më parë kishte qënë artist filmi, dolën pa rezultat - djali nuk donte që nuk donte të na zbulonte sekretet e tij. Ndërkohë ne dolëm nga makina me duart lart dhe me pamje të zymtë e të trembur. Polici, duke qeshur me gjithë shpirt, na përqafoi dhe i bëri me shënjë djalit që rrinte te banaku të sillte katër birra. Nardi, shoferi, e ktheu menjehere njërën prej tyre dhe me një kënaqësi të dukshme la të kuptohej që donte të pinte akoma.