Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Martë, 18 Tetor 2011 10:46

Mbi huazimet italiane në gjuhën shqipe

Ka kaluar tashmë një shekull që kur Gustav Meyer-i - indoeuropianisti dhe albanologu i shquar austriak, autori i të parit dhe, deri tani, të vetmit fjalor etimologjik të gjuhës shqipe - konstatoi se ndikimi roman (d.m.th. ai latin dhe italian) është ndikimi i

huaj  më i fuqishëm mbi shqipen. Pohimi i tij qëndron i palëvizur edhe sot e kësaj dite. Madje do të shtonim se kemi të bëjmë me ndikimin më të fuqishëm e njëkohësisht më të hershëm e më të qëndrueshëm mbi shqipen dhe paraardhësen e saj. Dhjetë shekuj veprimi të latinishtes (që nga shek. II p.e.s. deri në shek. VII-VIII e.s.) u pasuan nga po kaq shekuj ndikimi të italishtes mbi shqipen (që prej shek. X deri në ditët tona). Çfarë ka ndryshuar prej kohës së Meyer-it janë vetëm hulumtimet dhe studimet e shumta mbi huazimet latine të shqipes, të kryera sidomos në gjysmën e dytë të këtij shekulli, si dhe pasurimi i saj i madh me italianizma, çka nuk e ka lëvizur, përkundrazi, e ka rikonfirmuar thelbin e pohimit të studiuesit.