Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Friday, 19 Apr 2024
Wednesday, 19 October 2011 08:12

Ehat Musa i shkruan drejtuesit të Përpjekjes

I dashur Fatos

Lexova  Përpjekjen 10, të cilën me shumë dashamirësi ma dërgove me Edin, ndaj dhe të falënderoj përzemërsisht. Si zakonisht, disa shkrime më pëlqyen shumë, sidomos ai i Ardianit Kafe të nxehta... .
Arsyeja e vërtetë që më shtyu të ta shkruaj këtë letër është habia që më zgjoi fjalia: A do ta kishte bërë këtë Enver Hoxha?, të cilën e lexova në editorial. Përse vallë e ke shkruar këtë? Për provokim? Apo për mungesë vëmendjeje? Nëse të ka shpëtuar, mirë kishte qenë që në numrin e ardhshëm ta korrigjosh. Nëse e ke shkruar për provokim, mendoj se është provokim i kotë dhe i rrezikshëm, sepse
krijon amalgamë në mes një regjimi monist të tipit stalinist dhe një regjimi, edhe pse me shumë të meta, sidoqoftë, pluralist...

Â