Burime të shërbimeve informative, që kanë paralajmëruar qeveritë e tyre më kot për atë që në fakt është një shtet gangster, i kanë treguar gazetës Independent prova të hollësishme të pjesëmarrjes nga anëtarë të Partisë Demokratike në fuqi, duke përfshirë edhe ministra, në një sërë krimesh të jashtëzakonshme. Dokumenta sekrete kanë qarkulluar gjatë dy vjetëve të fundit në kryeqytetet perëndimore me prova të dijenisë dhe bashkëpunimit aktiv të anëtarëve të Partisë Demokratike në pushtet në trafikun e drogave, tregëtinë ilegale të armëve dhe, deri kur mbaroi lufta në Bosnje, të shkeljes në shkallë të gjerë të sanksioneve duke i shitur naftë Malit të Zi dhe Serbisë.