Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:20

Fjala e Presidentit të Republikës Sali Berisha me rastin e rizgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës

Të nderuar Deputetë,
Zonja dhe Zotërinj,

Para së gjithash besoj se shpreh falenderimin tim si President për të gjithë ju që me votët tuaja shprehët besimin për mandatin e dytë timin si President. Dëshiroj të falenderoj edhe ata që absenuan dhe votuan kundra, se me votën e tyre ata transmetuan një mesazh që duhet marrë parasysh si element të diversitetit dhe pluralizmit.
Të zgjidhesh President i një vendi është pa dyshim një ngjarje kulmore për jetën e çdo njeriu të thjeshtë. Të rizgjidhesh President i një vendi është në tërësi një privilegj kulmor. Në të vërtetë unë këtë rizgjedhje, në një periudhë kur në disa rajone të vendit përjetohet dhuna e vërtetë dhe rebelimi komunist, e pranoj përsëri si një privilegj kulmor që më jepet mua të përballem me këto vështirësi dhe së bashku me ju, me shqiptarët në të katër anët e vendit dhe institucionet shtetërore për zgjidhje të drejtë të problemeve të krijuara.