Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 18 Apr 2024
Wednesday, 19 October 2011 19:17

Fenomeni i trafikut klandestin

Bashkë me eksodin e Marsit 91, shqiptarët provuan në kurriz të tyre djellin përvëlonjës të anijeve, madje dhe trapet e drurit të ndërtuar enkas për të kaluar Adriatikun. Shumë nga shqiptarët që provuan vitet e para në Itali, kujtuan se pas tyre do të

duhesh dhe familja, ndërsa odiseja e ëndrës italiane nuk ka të mbaruar dhe sot e kësaj dite. Etja drejt perëndimit për një jetë më të mirë krijoji probleme sociale të cilat krahas vështirësive të jetës dhe pamundësisë për të fituar në Shqipëri, krijuan mitin klandestin. Nuk mjaftonin ditët e shumta përpara dyerve të ambasadave për të marrë nje vizë. U gjet mënyra më e mirë, ndoshta dhe më e shpejtë që më vonë do të mernin emrin Taksitë e Adriatikut. Vlonjatët veç anijeve të peshkimit, ndërtuan një rrjet të fuqishëm trasportimi të njerëzve, me ane të skafeve dhe gomoneve. Jemi në verën e vitit 1993. Një grup të rinjsh vlonjate provojnë emocionet e kalimit te detit me mjete të shpejta të cilat linin pas vargmalet e Gadishullit të Karaburunit për gati një orë, për të prekur bregun italian të Puglias. Distanca e kanalit të Otrantos 40 milje, midis Italisë dhe Shqipërisë, tashmë theu përfundimisht mitin e krijuar për afro gjysëm shekulli, kur bregu tjetër perëndimor shihej vetëm në shënjestrën e dylbive të ushtarit të ishullit të Sazanit.