Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Tuesday, 23 Apr 2024
Wednesday, 19 October 2011 19:20

Masa e mllefosur në Shqipëri

Për t i përmbledhur shkencërisht ngjarje si ato të ditëve të marsit 1997 në Shqipëri do të duhej distancë më e madhe kohore, më shumë analiza e mbi të gjitha më shumë pika referimi sesa ato që i kemi tani - vetëm pak muaj pas lëvizjeve masovike

me veçori prej fortune, që do të mund të merreshin në konsideratë. Megjithatë, lëvizjet masovike - çfarëdo qofshin ato dhe pa marrë parasysh ç nivel njohurish zotëron analizuesi i tyre - kurrnjëherë nuk mund të dritësohen në tërësinë e tyre të gjithëmbarshme. Kësaj radhe nuk do të merem dhe shumë me thellësinë e shkencës që studion masat, por do të përpiqem të identifikoj disa pika mbështetje ose rrethana që i hapën rrugën farës së erupcionit në Shqipëri. Së pari m'u duk me vend njëmendimi dijetarit sa të kontestueshëmaq edhe të shkëlqyer spanjol Ortega Y. Gasset, që do të më shërbejë si hyrje e thatë në temën e shtruar këtu. Duke komentuar gjendjen e shtetit (përkatësisht të anijes së shtetit) në Evropën Perëndimore nga fundi i shekullit 18 deri në mesin e shek. 19 dhe raportin e tij kundrejt masës, Gasset-i shkruante: Dallimi shumë i madh në nivele ndërmjet forcës së shoqërisë dhe asaj të shtetit shkaktoi deri më 1848 revolucionet. Shteti Anija e shtetit ishte pothuaj një lëvozhgë arre; ai nuk kishte pothuaj kurrnjë ushtar, pothuaj aspak zyrtarë ( = nëpunës), pothuaj kurrnjë metelik (= para).