Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 16 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:23

Rruga e largimit nga Evropa

Iluzioni që mbas shëmbjes së regjimit totalitar do të hapej për Shqipërinë një epokë begatie, nuk ishte veçse një konceptim i cekët mbi problematikën që do të karakterizonte tranzicionin drejt sistemit demokratik. Mbas pesë vjetësh qeverisje të PD-së

dhe gati një viti të PS-së, gjëndja politiko-shoqërore e vëndit mbetet e pastabilizuar, bile më mirë të themi nën efktin e një proçesi destabilizues; istitucionet shtetërore lundrojnë pa busullën e një kushtetute, pushteti lokalmbijetonmes kaosit dhe anarkisë pathologjike, struktura ekonomike mbetet e mbërthyer nën darën e një krize të thellë e sistematike, për të mos folur pastaj për shërbimin shëndetësor, sistemin arsimor, nivelin e jetesës, papunësinë etj. Të gjithë këta tregues flasin qartë për nivelin e paaftësisë së klasës tonë politike në tërësinë e saj, mbasi nën këtë prizëm, ndarja partiake e forcave politike nuk ka asnjë lloj vlere. Situata e krijuar mbas krizës së sistemit komunist në Europën Lindore, përsa i përket Shqipërisë, reflektoi dy faktorë të rëndësishëm që veçuan vëndin tonë: nga njëra anë mungesa e një disidence të afirmuar brënda dhe jashtë vëndit bëri që të triumfonte një retorikë e çthurrur demagogjike, e cila u shfrytëzua pa hezitim nga persona të paskrupullt e të paaftë; nga ana tjetër, në rradhët e militantëve të partisështet mungoi (a kish ekzistuar ndonjëherë?) një frymë reformiste e tillë që të garantonte kalimin gradual nga monizmi drejt pluralizmit dhe sistemit demokratik. Kësaj gjëndjeje i shtoheshin dy aspekte të tjera me baza më të thella historike : vet-izolimi politik dhe prapambetja e veçantë ekonomike.