Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:28

Mbi shtresëzimet sociale të postkomunizmit

Për kujtesë:
Shqipëria komuniste provoi barazitizmin më të skajshëm në krejt vendet e Lindjes. Nëse në vendet e tjera të kampit lindor,

pas kolektivizimeve të dhunshme staliniane, pati një kthim drejt liberalizimit përsa i përket pronës private dhe interesit personal, në Shqipëri procesi i kolektivizimit dhe i tkurrjes së interesave personale erdhi duke u thelluar sa më shumë që shteti izolohej dhe synonte të bëhej autarqik. Nëse mund të flitet për diferenca apo hierarkizim social në periudhën e komunizmit, dallimi më i madh ekzistonte midis shtresës së familjeve komuniste, e cila gëzonte disa privilegje, siç ishin punët në administratë, mundësirat më të mira për shkollim dhe disa mundësira për të studiuar jashtë shtetit, veçanërisht deri në kohën e prishjes me kampin e Lindjes, dhe shtresës së persekutuar e cila erdhi duke u rritur gjatë pesëdhjetë vjetëve për shkak të politikës gjithnjë e më represive që ndoqi Hoxha. Midis këtyre dy ekstremeve shtrihej masa e gjerë e cila dallimin kryesor kishte atë midis qytetit dhe fshatit.