Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:53

Kompromisi

Kur unë isha 11 vjeç, isha shumë kurioz të zbuloja se ku përfundonte gjilpëra e qëndisjes së Dinës, kur ajo bashkë me disa shoqe të mëhallës, ulur në prakun e oborrit, qëndiste mbi një gjergjef të hollë druri. Dina sapo kish mbushur 25 vjeç dhe kish

një fëmijë motak, zënë ilegalisht, me një futbollist mëndjemadh, siç bëhen rëndom gjithë futbollistët e njohur. Dina ngulte gjilpërën herë poshtë e herë lart dhe ngaqë e mbante mbi ije, unë kisha frikë se mos ajo çponte këmbët e saj. Gjilpëra zhdukej fare diku poshtë, midis këmbëve të saj dhe nuk kuptohej aspak se ç'mekanizëm e ngrinte atë përsëri lart. Një ditë ajo u shkul gazit tek më pa, që, i shqetësuar përsëri për gjilpërën, unë ula krejt kokën poshtë fustanit të saj basme bojë qielli, për të parë se ku përfundonte gjilpëra me perin e kuq të qëndisjes. Unë e ula kokën aq shumë, sa nuk zbulova dot se ku shkonte gjilpëra me perin e kuq, por diçka tjetër ... mrekullinë vetë. Dina u skuq dhe më pyeti e nxehur:
Po ç'bën..? Ky është budalla fare.. po ç'do të shohësh ashtu o vagabond i vogël?
Gjilpërën thashë i turpëruar...

 

Më tepër në këtë kategori: « Dritare Skicë dhe Balladë »