Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni kĂ«tu: Faqja kryesore » Nr. 13-14 » Ahlemi
E Martë, 23 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:12

Ahlemi

(Nga tregimet e burgut)

 

Salla e televizorit nuk kishte qenë kurrë aq e mbushur dhe njëkohësisht aq e heshtur. Kishte më shumë se një ore që aty vazhdonte të kumbonte vetëm zëri i telekronistit. Asnjë pipëtimë nuk i shtohej fjalëve të tij. Askush nuk lëvizte për të dalë prej andej. Ishte hera e parë që në këtë sallë-barrakë, të sajuar me dërrasa dhe llamarina të ndryshkura, mblidhej i plotë kontingjenti i të burgosurve politikë të Spaçit, përfshirë prapavijën dhe ata që punonin në minierë. Ishte ditë zije kombëtare. Të ulur më ngjeshur se kurrë në rreshtat e stolave po përjetonim të pabesueshmen: diktatori, të cilit ia kishim dëshiruar vdekjen me aq ngulm dhe mundim, sa kishim besuar që do të na varroste të gjithëve para se të vdiste vetë, më në fund po kallej në dhé. Kishte mbrritur ora më e ëndërruar. Por ajo nuk kishte ardhur me gaz. Atmosfera ishte aq e rëndë, sa askush nuk guxonte të shfaqte galdimin e brendshëm. Policë të shumtë kishin zënë rreshtin e parë të stolave përballë ekranit dhe të tjerë qëndronin nëpër
cepat e sallës, duke mbytur me praninë e tyre hijekeqe çdo mundësi shprehjeje. Kur ndeshnim sytë e ndonjë miku e hiqnim vështrimin menjëherë nga frika se mos na e kapte ndonjë polic apo spiun. Në sallë dominonin rreshtat me profile si maska, të drejtuara nga ekrani bardhë e zi. Më shumë se gjithçka në ato maska njerëzore mund të lexoje frikë raprezaljeje, mpleksur me habinë dhe kurreshtjen e ceremonisë mortore.

 

Â