Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:30

Talenti dhe teknologjia

Besoj se shumë nga ju duhet ta kenë lexuar tashmë, prandaj të më falni. E kam fjalën tek numri i fundit i revistës kryesore të papirologjisë së krahasuar të Akademisë rumune që përmban një fragment, të deshifruar së fundmi, me interes të

jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë, me ç'duket, për një bisedë që është zhvilluar në Korint në shekullin e pestë para Krishtit, lidhur me leximet e para publike të lliadës dhe Odisesë. Gjatë dialogut shfaqet bindja që këto dy vepra nuk kanë të ardhme. Diskutohet në duhen harxhuar lëkurë të shtrenjta delesh - shumë delesh - për t'i shkruar, në një kohë kur ngjarjet që tregohen janë padyshim tepër të zgjatura, të përsëritura, plot formula pa fund, me atë agimin gisht-trëndafil që rishfaqet çdo dhjetë rreshta, plot me pasazhe të mërzitshme dhe me finalet e bëra lëmsh. A do të rrijë Odiseja në shtëpi apo do të niset prapë?