ekziston e drejta natyrore tek e cila hyn, për shembull, pushteti atëror. Qëllimi i paktit shoqëror është të bëjë të mbretërojë e drejta natyrore. Një pushtet i cili nuk do të bënte të mundur respektimin e së drejtës natyrore nuk do të ishte i vlefshëm. Prej nga, për rrjedhojë, kemi apologjinë që i bën ai tolerancës; prej nga rrjedh edhe mospranimin nga ana e tij e ideve të lindura: bastion i intolerancës. Në fakt ajo që i përjetësonte traditat e a priorisë - sipas tij - ishte mosnjohja e realitetit, ishte doktrina platoniane e të vërtetave të lindura metafizike, morale dhe fetare të cilën e mbrojtën edhe Robert Greville, Ralph Cudwarth dhe vetë Dekarti.