E Mërkurë, 19 Tetor 2011 20:36

Nga Lloku dhe Kanti tek Ogyst Konti

Xhon Lloku (John Locke) autori i librit të kritikuar nga Lajbnici, lindi në Wrington të Sommerstshirit. Ky bashkëatdhetar i Okamit dhe i dy Bekonëve vazhdoi tendencën pozitiviste, që është tipari dominues i filozofisë angleze. Studimi i mjekësisë i

kishte zbuluar atij kotësinë e shkencës skolastike. Ai adoptoi gjithashtu me entuziazëm mekanizmin e fizikanit Robert Boil (1627 - 1691). Por Lloku më së pari ishte një teoricien i politikës që iu kundërvu njëherësh edhe të drejtës hyjnore edhe idesë së një gjendjeje natyrore ku do të mbretëronte dhuna e pastër. Për Llokun
ekziston e drejta natyrore tek e cila hyn, për shembull, pushteti atëror. Qëllimi i paktit shoqëror është të bëjë të mbretërojë e drejta natyrore. Një pushtet i cili nuk do të bënte të mundur respektimin e së drejtës natyrore nuk do të ishte i vlefshëm. Prej nga, për rrjedhojë, kemi apologjinë që i bën ai tolerancës; prej nga rrjedh edhe mospranimin nga ana e tij e ideve të lindura: bastion i intolerancës. Në fakt ajo që i përjetësonte traditat e a priorisë  - sipas tij - ishte mosnjohja e realitetit, ishte doktrina platoniane e të vërtetave të lindura metafizike, morale dhe fetare të cilën e mbrojtën edhe Robert Greville, Ralph Cudwarth dhe vetë Dekarti.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

kthehu më sipër