Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:09

Natyra e mitit: Disa aspekte teorike

Ka dy kuptime të mitit. Ai zakonisht nënkupton një histori, një trillim, një fabul, diçka që ne nuk e besojmë. Ky është kuptimi më i përhapur, ai që ndeshim në shtyp. Këtu unë nuk do ta shoh në këtë drejtim. Së pari, miti është një tërësi e veçantë idesh me një

përmbajtje morale, të përcjella në formë tregimi në brezat e një komuniteti. Pra miti mund ose nuk mund të ketë lidhje me një të vërtetë historike, ndonëse ata që e transmetojnë e mendojnë si të tillë. Përgjithësisht miti është formë e organizimit të një periudhe historike në mënyrë të tillë që ajo të ketë kuptim për një komunitet të caktuar. Veç kësaj, që mitet të jenë frymëzues, ata duhet të kenë si ngarkesën e tyre pozitive, ashtu edhe atë negative. Tregimet mitologjike flasin për një gjë të keqe që mposhtet nga virtyti. Kjo strukturë e mitit është universale. Përmbajtja, vërtetësia dhe hollësitë e tregimit, kuptohet se ndryshojnë dukshëm nga një komunitet tek tjetri. Rrjedhimisht mitet janë një aspekt i pashmangshëm i ekzistencës kolektive.