Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 16 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:13

Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë

Përsa i përket përhapjes së fesë ndërmjet shqiptarëve, ne përballemi me shumë mite rreth saj: me mitin e nivelit sipërfaqësor të fesë; me atë të tolerancës së jashtëzakonshme fetare; të konvertimit në islamizëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe etnik

shqiptar për shkak të trysnisë së ushtruar nga serbët ose grekët; etj. Disa prej tyre shfaqen në fund të shekullit të XIX, të tjerët në shekullin e XX, madje edhe në vitet e fundit (psh. rasti i cituar i fundit). Në këtë punim dua të studioj mitin që lidhet me marrëdhëniet ndërmjet Ali Pashës së Janinës (ose Tepelenës) dhe Urdhërit Bektashi të dervishëve në fillim të shekullit të XIX. Do të përpiqem të tregoj kur, si dhe pse ky mit u ndërtua dhe u përcoll në kohë. Ndonëse tashmë është një mit i rëndësisë së dorës së dytë në historinë kombëtare shqiptare, mendoj se ky studim mund të hedhë dritë mbi rolin e properëndimorëve (historianë, dijetarë dhe të tjerë), në përhapjen dhe përforcimin e disa miteve ballkanike (madje edhe ndërmjet grupeve vendore të interesuara).