Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:20

Mungesa e identitetit të gruas dhe roli i mitit të sigurisë së saj nën patriarkalizmin shqiptar

Një hetim mbi pretendimet e patriarkëve se askund gratë nuk trajtohen aq mirë, veçanërisht përsa i përket sigurisë së jetës, sa në shoqërinë tradicionale të Shqipërisë së veriut, nën mbrojtjen e Kanunit. Pak vetë e kundërshtojnë mendimin se në përgjithësi në

Ballkan, dhe veçanërisht në tokat shqiptare, tradita patriarkale vazhdon të veprojë. Lëvizja e grave, atje ku ekziston, ndeshet me probleme krejtësisht të ndryshme nga ato të vendeve perëndimore. Gazetarja kroate Slavenka Drakuliç ka shkruar rreth lëvizjeve të grave në Europën Lindore; në një diskutim të kohëve të fundit me Delina Ficon, ajo paraqetpunën e saj në Shqipëri. (shih shtojcën në fund). Misteri që rrethon impaktin heroik të dy figurave mashkullore të shekullit të pesëmbëdhjetë në Shqipëri, është fuqizuar në shekujt në vazhdim deri në atë pikë sa fjalët dhe veprimet e tyre i japin formë të gjithë aspekteve të jetës. E kam fjalën sigurisht për Gjergj Kastriotin (Skënderbeun) dhe Lekë Dukagjinin, kodi i të cilit rregullon veçanërisht trajtimim dhe mënyrën e të sjellurit të grave në Shqipërinë e veriut. Duhet vënë në dukje se shoqëria shqiptare po ndryshon me shpejtësi, dhe pjesa më e madhe e këtij studimi i referohet vetëm zonave rurale, dhe veçanërisht veriut të Shqipërisë.