Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:37

Dosja H e Ismail Kadaresë dhe krijimi i vargjeve homerike

Ky punim studion mënyrën me të cilën letërsia e fiksionit (apo les belles - lettres) mund të ndikojë në kërkimet shkencore, duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe ngjarjet politike të kohës. Letërsia për të cilën do të flasim është ajo më e mira bashkëkohore

shqiptare, vepra e Ismail Kadaresë, në të cilën, sipas admiruesve ashtu edhe kritikëve të tij, ka brenda saj interpretime të të gjitha miteve kryesore shqiptare. Që nga 1990 Kadareja jeton dhe punon në Francë dhe përkthimet e librave të tij (nga Jusuf Vrioni) në frëngjisht janë botimet të cilëve u referohen studiesit e huaj; kështu që unë do t i referohem versionit në frëngjisht të veprës në fjalë, Le Dossier H. Paris, Gallimard 1989 (Coll. Folio, 2237), dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe për veprat e tjera të Kadaresë. Me gjithë titullin të përshtatshëm për një triller, Le Dossier H. (Dosja H) është më tepër një roman me spekulacione filozofike.