Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Premte, 21 Tetor 2011 08:50

Premtimi i institucioneve globale

Burokratët ndërkombëtarë, simbolet pa fytyrë të rendit ekonomik botëror, po sulmohen kudo. Takimet mes teknokratëve të panjohur, më parë të thata dhe mbi çështje mondane si borxhet koncesionale1 dhe kuotat

tregtare janë bërë shkaqe të betejave të egra nëpër rrugë dhe demonstratave gjigande. Protestat në takimin e Organizatës Botërore të Tregtisë më 1999 shkaktuan gjendje shoku. Që prej asaj kohe, kjo lëvizje është bërë më e fortë dhe furia është përhapur. Gati çdo takim i tanishëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë është skenë konflikti dhe trazirash. Vdekja e një protestuesi në Gjenovë më 2001 ishte vetëm fillimi i një procesi konfliktual që mund të sjellë shumë më tepër viktima në luftën kundër globalizimit.