Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Premte, 21 Tetor 2011 08:53

Ndeshja e injorancës

Artikulli i Samuel Huntington-it, Ndeshja e qytetërimeve, doli në numrin e verës të vitit 1993 të revistës Foreign Affairs dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e shkaktoi një reagim të papritur. Meqënëse qëllimi i

artikullit ishte që t'u ofronte amerikanëve një tezë të re dhe origjinale mbi një fazë të re në politikën botërore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, arsyet e argumentimit të Huntington-it u dukën si mjaft largpamëse, të guximshme, madje edhe vizionare. Ishte e qartë se ai u drejtohej rivalëve të tij nga radhët e politikëbërjes (policy-making), teoricienëve si Francis Fukuyama dhe ideve të tij mbi fundin e historisë, si edhe aradhave të atyre që trumbetonin fillimin e globalizmit, tribalizmit dhe zhdukjes së shtetit. Por ata, sipas Huntingon-it, kishin kuptuar vetëm disa aspekte të kësaj periudhe të re. Ai ishte duke lajmëruar aspektin qëndror dhe më të rëndësishëm të asaj që do të ishte politika globale në vitet e ardhshme.