E Premte, 21 Tetor 2011 08:56

Shqipja e rikushtëzuar

Sot shëndeti i shqipes standarde rrezikohet jo aq nga ndikimi i drejtpërdrejtë mbi të i gjuhëve të tjera madhore, sa nga ballafaqimi i kulturës shqiptare me kultura të tjera të fuqishme e sidomos me të

ashtuquajturën kulturë globale. Nëse dikur ishte njësimi i shqipes që ia jepte formën dhe motivimin kulturës kombëtare si themel e fasadë të shqiptarizmit, sot është dobësimi i motivimit kombëtar në kulturë që ia heq tokën nën këmbë standardit. Një konstatim i tillë na ndihmon të kuptojmë edhe pse shqetësimit të ligjshëmpër gjuhën nuk mund t'i përgjigjemime zgjidhje të përpunuara në kontekste kulturore të kapërcyera.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

kthehu më sipër