Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Tuesday, 23 Apr 2024
Friday, 21 October 2011 20:42

Roli i mjeteve të informacionot masiv për nxitjen e vlerave të reja kulturore

Nëqoftëse ekziston ndonjë pikë e parbashkët ku mund të vëmë shenjën e barazimit midis sistemit socialist-komunist dhe partive totalitare me orientim të djathtë, kjo padyshim është mungesa e tolerancës ndaj

intelektualit të pavarur, individit borgjez. Stigma të tilla si njeri borgjez dhe kulturë borgjeze mund ta çonin njeriun në burg në vitet 50, ndërsa në vitet 70 80 botimi i veprave të tij/saj do të kishte qenë i vështirë dhe prania e tij/saj në jetën publike do të kishte qenë nën masa shtrënguese. Në shumicën e rasteve, gjatë periudhës së socializëm-komunizmit kultura borgjeze mbijetoi si një zakon, duke u bërë shpesh një nga normat e jetës (së rëndomtë) borgjeze, duke e ruajtur jetën intime nga kthetrat e ideologjisë totalitare. Gjatë socializmit kultura borgjeze njihej nga frekuentimi i rregullt i operas, si kulm simbolik i kulturës (së rëndomtë) borgjeze, strehohej në apartamente të stolisura me stil borgjez dhe mbrohej me anë të zakoneve të stilit të lartë përmes kulturës së përditshme të jetesës. Megjithatë, kjo formë kulture është tërheqëse për një analizë sociologjike të mbrojtjes (ose ruajtjes) së jetës urbane në vendet socialiste ku procesi i shkatërrimit të shtresës së mesme zgjati për dekada, por pa përfunduar asnjëherë tek zgjidhja finale e çështjes borgjeze.