Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Friday, 19 Apr 2024
Friday, 21 October 2011 20:47

Arritje të zymta. Rreth decentralizimit në Moldavi

Më 27 gusht 2001 Republika e Moldavisë festoi përvjetorin e 10-të të pavarësisë së saj, i cili dha një rast po aq të mirë si dhe shumë të tjerë për të mbledhur disa statistika. Fatkeqësisht, këto treguan më tepër

dështime sesa arritje. Sot Moldavia është vendimë i varfër në Evropë (rrogamesatare është 30 40 dollarë në muaj, ndërsa kostoja minimale e jetesës shkon deri në 100 dollarë). Ka disa vjet me radhë që vendi po luhatet në buzë të humnerës dhe në shkurt 2001, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare, vendi u kthye në krahët e komunistëve (duke u bërë i vetmi vend që qeveriset nga një shumicë komuniste në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore), të cilët fituan 70% të vendeve në parlament.