Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 23 Shk 2018
E Premte, 21 Tetor 2011 20:51

Politikat kulturore në Evropën Qendrore dhe Lindore

Historikisht, interesimi i shteteve të Evropës Qendrore për artet ka qenë tepër i rëndësishëm. Marrëdhënia midis shteteve dhe arteve u krijua gjatë kohës së rizgjimit kombëtar, kur artet kontribuan në ngritjen e

shteteve kombëtare (Polonia, Hungaria, Serbia ). Nga ana tjetër, gjatë periudhës së socializmit lidhjetmidis artit dhe shtetit u përcaktuan qartë dhe artet u keqpërdorën si medium dhe instrument ideologjik. Sovietizimi i kulturës ndihmoi në shkatërrimin e kulturave, gjuhëve kombëtare (ukrainishtja, bjellorusishtja), trashëgimisë arkitekturore, kodeve vizuale Traditat artistike dhe vlerat kulturore lokale jo vetëm që u lanë në harresë, por shpesh u hoqën nga muzetë ose librat e historisë së artit (si psh. arti fetar ose arti reaksionar). Megjithë retorikën e tyre internacionaliste, politikat kulturore të shteteve socialiste në fakt kontribuan në izolimin e plotë të arteve nga zhvillimet në shkallë botërore, si në kuptimin artistik ashtu dhe në atë drejtues-organizativ (mungesa e ekzistencës së tregut të artit dhe teknikave të drejtim-administrimit në veprimin e institucioneve kulturore).