Në artikullin e tij LINDJE PERËNDIM- e thëna dhe e pathëna (ESTOUEST- le dit et le non dit, historiani polak Francizek Draus vë në dukje se Evropa Lindore dhe ajo perëndimore kanë perceptime të ndryshme mbi
procesin e hyrjes. Nëse një perëndimor shqetësohet kryesisht lidhur me ndërlikimet e procesit përmes të cilit duhet kaluar, vendet lindore i kushtojnë rëndësi aktit historik të drejtësisë njohjes së detyrimit moral ndaj njerëzve që për gjysmë shekulli jetuan nën regjimet komuniste.