Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 18 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 10:21

Përdorimi politik i historisë në manualet e shkollës së mesme të përdorur në vitet 1974,1995 dhe 1999

Me këtë tekst të ri, për herë të parë po i jepet shkollës sëmesme në një botim të vetëm historia e shqiptarëve në të gjitha trevat e veta etnike dhe në diasporë, për të gjitha periudhat, që nga lashtësia deri në ditët tona.

Eshtë synuar që historia të jepet e rikonceptuar, në mënyrë objektive dhe e çliruar nga politizimet që karakterizonin tekstet e mëparshme të historisë. Kështu fillon parathënia e tekstit të botuar në vitin 1995: për herë të parë studentet e vitit të katërt të shkollës së mesme nuk kishin më si lëndë mësimi Historinë e Shqipërisë por Historinë e Popullit Shqiptar. Nisur nga ky ndryshim thelbësor në titull, jam përpjekur të bëj nje rindërtim të ngjarjeve kryesore që kanë karakterizuar historinë e shtetit dhe të popullit shqiptar, duke analizuar tre libra të botuar në vitin 1974, në vitin 1995 dhe i fundit, ende në përdorim, në vitin 1999.