Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 24 Apr 2024
Saturday, 22 October 2011 19:24

Politikat e reja të zhvillimit dhe ndërveprimi midis aktorëve lokalë dhe aktorëve ndërkombëtare

Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i përcaktuar si  Ndihma Publike për Zhvillimin fillon pas Luftës së Dytë Botërore me aktivitetet për zhvillimin të drejtuara nga fuqitë koloniale në territoret e përtej detit nën

kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Por, nisma e parë e madhe e bashkëpunimit ndërkombëtar do të jetë Plani Marshall, i nxitur nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në zhvillimin e Evropës. Ndihma për zhvillimin paraqitet si një bashkësi politikash, programesh dhe transferim burimesh financiare që disa vende venë në dispozicion për të ndihmuar në zhvillim e një vendi partner. Bazat teorike dhe konceptuale të një bashkëpunimi të tillë lidhen me analizën e Keynes dhe me konceptin e tij mbi shtetin-providencë, mbi rolin e shtetit që duhet të riparojë defektet e tregut. Kjo analizë do të vihet në zbatim në vendet më pak të zhvilluara.

Â