Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 18 Apr 2024
Saturday, 22 October 2011 19:27

Realja nëpërmjet dhunës: Ç'është një ndërhyrje ekonomike?

Këtë kumtesë e kam ndërtuar rreth trajtimit të një tërësie vështirësish semantike të cilat, po nxitoj ta them menjëherë, kanë të bëjnë me raportin ndërmjet ekonomisë dhe humanitares. Janë vështirësi që kanë të

bëjnë nga njëra anë me vendosjen e lidhjeve të qarta midis regjistrit të ndërhyrjes dhe atij të ekonomisë sepse, tek e fundit, a nuk po bëhet ndërhyrja, në këtë kohën tonë të globalizimit dhe të derregullimit, shprehje e paturpësisë në ekonomi? Nga ana tjetër janë vështirësi që kanë të bëjnë me raportin midis humanitares dhe ekonomisë. Çfarë vendi ze ekonomia në ndërhyrjen humanitare të sotme? Pasi dihet mirë, në fund të fundit, se humanitarja nuk ka të bëjë vetëm me të mirat materiale të nevojës së parë, por se, sado të ndryshme të jenë ndërhyrjet me karakter humanitar, ato kontribuojnë në mënyrë globale për vendosjen e një ekonomie që, në rastin më të paktë, kur ndihmat nuk futen në lojën e ekonomive paralele, mund të quhet informale.