Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 24 Apr 2024
Saturday, 22 October 2011 19:29

Hapësira morale e aksionit humanitar

Për ata që pretendojnë se e studiojnë, veçanërisht nga këndvështrimi i shkencave shoqërore, aksioni humanitar paraqet një vështirësi të dyfishtë. Së pari, ai na përmëndet shumë shpesh dhe shumë më tepër se

ç'mund të thuhej në të vërtetë për të. Përcaktimet që i janë dhënë duket se nuk i shkojnë shumë për shtat fjalës humanitar, ndonëse janë bërë përpjekje për t'i gjetur një të tillë. E thënë ndryshe, aktorët që pretendojnë se janë të tillë nuk janë në vendin që besohet se duhet të jenë. Megjithëse i përfytyron në skena ndërkombëtare fatkeqësish nëpër botë, ata i sheh tek janë të përfshirë në programe për parandalimin e toksikomanisë ose në ndonjë konsultë mjekësore për emigrantët ilegalë në Francë. Megjithëse i paramendon si specialistë situatash të jashtëzakonshme, luftrash, zije të bukës dhe epidemish, ata i gjen ndërkohë duke negociuar me ministrin francez të punëve sociale për ligjin e sigurimeve në rast sëmundjeje, i cili siguron një shërbim shëndetësor më të barabartë.