Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 19:33

Lojra të mëdha e të vogla: Brenda OKB-së e rreth e rrotull saj

Vitet e fundit ka pasur shumë thirrje për reformë të OKB-së.Megjithatë, nuk ka shumë qartësi, pa folur pastaj për konsensus, se ç do të thotë reformë në praktikë. Si ata që duan prej OKB-së të luajë një rol më të madh

në punërat e botës, ashtu edhe ata që duan ta kufizojnë rolin e saj vetëm në veprimtari humanitare, përdorin gjuhën e reformës së OKB-së , por shpesh kanë parasysh gjëra tepër të ndryshme. Kuptimi i idesë së reformës së OKB-së është i shumëllojshëm. Shumë njerëz besojnë se të ndryshosh OKB-në do të thotë të ndryshosh thjesht kuadrin e saj politik dhe institucional, sidomos përbërjen e Këshillit të Sigurimit. Të tjerë kanë parasysh strukturën e saj financiare dhe administrative, së bashku me procedurat e ndërhyrjes në fusha të tilla të rëndësishme si ruajtja e paqes dhe zhvillimi. Të tjerë e përdorin termin për të theksuar nevojën e një ndryshimi rrënjësor të të gjithë strukturës shumëpalëshe të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.