Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 25 Apr 2024
Saturday, 22 October 2011 19:39

Ndryshimi midis ndërhyrjes multilaterale në Kosovë dhe Afganistan dhe ndërhyrjes unilaterale në Irak

Ndryshimi midis ndërhyrjes multilaterale në Kosovë dhe ndërhyrjes në Afganistan e në Irak konsiston në faktin se në Kosovë ka ndërhyrë organizata e Atlantikut Verior NATO, ndërsa në Irak sikurse edhe në

Afganistan kemi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar (ndërhyrje angloamerikane). Që të tre këto ndërhyrje, pra në Kosovë (1999), Afganistan (2001) dhe në Irak (2003) nuk kanë pasur mandatin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kjo është e përbashkëta e këtyre ndërhyrjeve edhe pse thuhet se këto ndërhyrje kanë autorizim nga rezoluta 1368 (Afganistan), 1441(Irak) dhe në tri rezolutat e miratuara për Kosovën (ç'është e vërteta, asnjëra nga këto rezoluta nuk autorizon përdorimin e forcës nga ndonjë entitet i jashtëm, përveçse u bëhet thirrje palëve në konflikt që të ndalin dhunën, madje riafirmohet sovraniteti dhe integriteti territorial i RFJ-së.