Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 19:47

Shqipëria si laborator politik: Zhvillimi i shtetit shqiptar gjatë shekullit të njëzetë

Krijimi i shtetit shqiptar dhe eksperimentet e ndryshme në strukturën e tij politike gjatë shekullit të XX-të qenë produkte të trazirave politike, sociale dhe ekonomike. Në njëfarë kuptimi Shqipëria ishte një shtet

rastësor, i cili u ngrit me të shpejtë në nëntor të 1912 nga një grup intelektualësh dhe udhëheqësish shqiptarë për të shmangur copëtimin e tokave shqiptare ndërmjet fuqive fituese të Luftrave Ballkanike të viteve 1912-1913. Meqenëse pavarësia u shpall në një kohë krize, struktura politike që Fuqitë e Mëdha i dhanë shtetit të ri nuk erdhi si pasojë as e një përgatitjeje dhe as e një zbatimi të kujdesshëm që mund t i kishte dhënë atij mundësi më të mëdha për të mbijetuar. Ky ndërtim shtetëror i bërë në nxitim e sipër duket se ka shërbyer si një model fatkeq, i cili është ndjekur nga pushtetmbajtësit lokalë shqiptarë gjatë pjesës më të madhe të shekullit të XX-të. Këta pushtetmbajtës ngritën në këmbë regjime personale që shpesh u mbrujtën nga pikëpamjet e tyre të caktuara, por edhe nga mangësitë e rëndësishme të personalitetit të tyre.