Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 21:42

Diskutim mbi kumtesën e G. Bonfantes

Në lidhje me kumtesën shumë interesante të Prof. Giuliano Bonfantes edhe në lidhje me diskutimet që u bënë rreth saj, po lejohem të prek sa më shkurt vetëm tri pika: E para, marrëdhëniet rumune-shqiptare; e

dyta, huazimet latine të shqipes; e treta, huazimet greke të vjetra të shqipes. Që nga F. Miklosichi e këtej është thënë se marrëdhëniet leksikore rumuneshqiptare rrjedhin prej një burimi të tretë, prej një substrati, trak ose dak, si ta quajmë, substrat gjuhësor i kohës antike. Aty ndërtohet një ekuacion me dy të panjohura: rrjedhohen (derivohen) fjalë nga një substrat, për të cilin për këto fjalë që janë në diskutim, nuk dimë as gjënëme të vogël. Po t i analizojmë përkundrazi këtomarrëdhënie leksikore një nga një, shohim se një pjesë e mirë e tyre gjejnë shpjegim evident në gjuhën shqipe, edhe bile një shpjegim prej një periode relativisht të vonë të kësaj gjuhe, të zhvillimit të saj të brendshëm, edhe jo shumë të vjetër, afërsisht të mesjetës së hershme. Kështu që në vend që të kemi përpara nesh elemente pararomake (gjermanisht vorrömsiche Bestandteile ), kemi të bëjmë shpeshherë me elemente mesjetare të hershme.