Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 23 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:33

Nëna armene

Mbyllni sytë dhe lëreni mendjen të fluturojë e lirë. Lëshojeni gjithë peshën e trupit mbi dysheme. Ndjeni se si merrni frymë, se si nxirrni frymë, njëhësohuni me frymëmarrjen tuaj». Gary ecën ngadalë mbi parketin e

palestrës. Zëri i tij më mbëshjell butësisht, ashtu si mbështillet një pako që ka për destinacion një tjetër botë, atë të paqes dhe të harmonisë. Kur të më çmbëshjellin, do të më duket sikur kam jetuar gjithmonë në atë botë imagjinare. Në një shtëpi të vogël me çati të kuqe, me komshinj gojëëmbël, me postierë që më sjellin lule. Ngadalë mendja ime po çlirohet nga andrallat e ditës dhe po kullot e lirë në ca hapësira të gjelbërta pa cak. Prej atyre hapësirave vështroj miqtë e mi të kësaj bote të shtrirë mbi dyshekët e hollë të palestrës. Si thasë të murmë. Grykëhapur. Gati për t'u nisur për një udhëtimtë gjatë. Vetëm pikënisjen e kemi të përbashkët.