Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 21 » Muzeu Kombëtar dhe Muzeu i Skënderbeut si institucione të religjionit civil shqiptar të komunizmit
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:39

Muzeu Kombëtar dhe Muzeu i Skënderbeut si institucione të religjionit civil shqiptar të komunizmit

Pavarësisht nga fakti se Skënderbeu është një nga simbolet, ose më mirë të themi SIMBOLI më i njohur i nacionalizmit shqiptar, dhe megjithëse ka një mori shkrimesh, artikujsh, monografish dhe romanesh mbi këtë

figurë, mungon deri më sot një vepër gjithëpërfshirëse mbi Skënderbeun, e cila do ta trajtonte personin e tij si nga aspekti historiko-shkencor ashtu edhe nga aspekti i rolit sociopsikologjik, të cilin Skënderbeu e luan në ndërgjegjen e kombit shqiptar.Nuk është qëllimi këtij shkrimi, të paraqesë figurën historike të Gjergj Kastriot Skënderbeut, dmth. t'i afrohet sa më shumë në mënyrë objektive realitetit të ngjarjeve rreth Skënderbeut real, birit, djaloshit, vëllait, bashkëshortit, babait, mikut, njeriut, luftëtarit, diplomatit dhe burrit të shtetit Skënderbe. Bile, nisur nga mungesa e theksuar dhe natyra hagjiografike e burimeve historike mbi Skënderbeun, autori i këtij shkrimi nuk beson se do të jetë ndonjëherë e mundur të sqarohen aspektet e sipërpërmendura. Sidoqoftë, duke qenë se besimi përsa i përket shkencave shoqërore nuk është ndonjë disiplinë dhe maksimumi hyn në rangun e hipotezës, dhe i nisur nga interesi shkencor për të ditur se kush ka qenë ky njeri për hir të së vërtetës, shpresoj që të jem gabim në bindjen e përmendur më sipër. Këtë shkrim do e konsideroj si fillimin e një pune për të krijuar një bazë më të qartë për hulumtimin e figurës së Skënderbeut.

 

Më tepër në këtë kategori: « Përdhunimi