Me anë të këtij artikulli paraqesim Shqipërinë socialiste në të ardhmen ashtu siç përshkruhej në letërsinë fantastiko-shkencore të botuar në gjysmën e dytë të shek. XX. Qëllimi ynë është të tregojmë se si ky zhanër i
letërsisë së realizmit socialist përforconte te lexuesit identitetin e njeriut të ri shqiptar dhe ushtronte efekte disiplinimi dhe bindjeje ndaj regjimit të atëhershëm komunist. Janë zgjedhur për t'u analizuar tekste të letërsisë fantastiko-shkencore pikërisht prej faktit që ata i drejtoheshin kryesisht publikut fëminor, duke i ngulitur atij në mendje përfytyrime të caktuara të Shqipërisë të së ardhmes, dhe pritshmëri të caktuara mbi shoqërinë ku ata do të jetonin si të rritur.