Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 22 » Disa mendime mbi fenomenin e konvertimit ne islamizëm duke u nisur nga rasti i katolikëve shqiptarë, i vëzhguar nga një mision jezuit nga fundi i epokës osmane
E Martë, 16 Pri 2024
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:27

Disa mendime mbi fenomenin e konvertimit ne islamizëm duke u nisur nga rasti i katolikëve shqiptarë, i vëzhguar nga një mision jezuit nga fundi i epokës osmane

Ashtu si kudo në Ballkan, çështja e islamizimit nuk është e thjeshtë që të trajtohet në gjirin e shoqërisë shqiptare, sidoqë në Shqipërinë e shekullit të XX-të, si dhe në komunitetet shqiptare të ish Jugosllavisë

(Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi), myslimanët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë. Duke iu referuar njërit prej themeleve të nacionalizmave ballkanike të krishtera, periudha osmane konsiderohet si një periudhë e zezë, periudhë e nënshtrimit ndaj okupatorit turk. Në rastin e Shqipërisë, dy janë faktorët që kanë ndikuar dhe vazhdojnë po ashtu të ndikojnë edhe sot diskutimin mbi fenomenin e konvertimit në fenë islame të një numri të madh shqiptarësh: nga njëra anë, dëshirën e disave për të ndërtuar (ose për të pare - në rastin e vëzhguesve të huaj) një shtet në të cilin ndarjet fetare do të ishin kapërcyer; dhe nga ana tjetër, hapjen e një debati të brëndshëm mbi një mohim eventual të fesë islame, sinonim të një Orienti të vonuar. Rrjedhimisht, imazhi që përftohet kërkon, në shumë raste, një shqyrtim kritik.

 

Më tepër në këtë kategori: « Metodat osmane të pushtimit