Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 25 Apr 2024
Tuesday, 25 October 2011 09:30

Don Kishotë apo pionerë

Nga përpjekja e mendimeve e vërteta del në shesh thotë një proverb i njohur. Në kohët tona përpjekja e mendimeve bëhet sidomos me anën e fjalës së shtypur dhe atëherë merr formën e polemikës. Polemikë!...

Ja një fjalë që do të alarmonjë disa, dhe në disa të tjerë do të ngjallë një kureshtje të ligë, kureshtjen e sharjeve personale ose të zbulimeve sensazionale. Fjala polemikë ka marrë ndër neve këtë kuptim të keq ose të kufizuar me që nuk jemi të stërvitur në luftrat e ideve, në duelet e pendës, ku zotësia matet me fuqinë e mendimeve dhe jo me ndyrësinë e sharjeve. Sido qoftë, nuk mund t'a fsheh se polemika më përpjekje mendimesh më pëlqen. Jo se kam natyrë grindaveci. Aspakë. Por kundërshtimi më inspiron, më stimulon, u jep forcë argumenteve të mia.