Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Martë, 25 Tetor 2011 09:34

Udhëtimi i shenjtë drejt kombit: Ndërtimi i një faltoreje në Kosovën e pasluftës

Vendngjarja e masakrimit famëkeq nga ana e serbëve të një familjeje të madhe shqiptare në mars 1998 është shndërruar në faltoren më të shquar të Kosovës së pasluftës, që tërheqmemijëra vizitorë shqiptarë.

Duke u frymëzuar nga territorializimi i kujtesës i Smithit (2003) si burimi shenjtëruar i identitetit kombëtar, dhe modeli me pesë faza iMacCannell-it (1999 [1976]) i shenjtërimit të pamjes, ky artikull shtjellon topografinë që lidhet me memorialin e shenjtëruar të vendngjarjes, procesin e ndërtimit,  riprodhimet sociale dhe materiale të tij dhe i shton interpretimit një fazë të gjashtë riprodhimin politik. Duke u mbështetur në punën etnografike në terren, literaturën përkujtimore me prejardhje nga ky vend i shenjtë, si dhe në intervista të shumta me protagonistë kryesorë (duke përfshirë edhe ish-luftëtarë), vizitorë, artikulli hulumton mënyrat me të cilat temat fetare të martirizimit dhe sacrifices, si dhe idealet tradicionaliste të solidaritetit e militantizmit, mishërohen në vendngjarje, duke i dhënë kuptim lartësimit mbarëkombëtar të rezistencës etno-nacionale, solidaritetit dhe pavarësisë.

 

 

Më tepër në këtë kategori: « Blloku (pa nostalgji) Mayhew »