Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Martë, 25 Tetor 2011 09:51

Mbi stilin

Termi stile, siç propozohet nga të moçmit e botës latine, deri te stilistika dhe estetika bashkëkohore, ka një histori jo krejtësisht homogjene. Megjithëse është e individualizueshme një bërthamë zanafillore, prej të cilës nga stilus mjeti nga nxirret zanafilla përmesmetonimisë stili bëhet sinonimi shkrimit, domethënë imënyrës së të shprehurit letrarisht, është gjithsesi e vërtetë që kjo mënyrë e të shkruarit do të kuptohet në rrjedhën e shekujve në mënyra dhe intensitet të ndryshëm.

Për shembull, ai fillon shumë shpejt të ravijëzojë zhanre letrare gjerësisht të kodifikuar (stili sublim, i mesëm, i hollë; stili atik, aziatik; stili tragjik, elegjiak, ose komik). Në këtë rast, si edhe në shumë raste të tjera, stili është një mënyrë të vepruari sipas rregullave, zakonisht të përshkruara hollësisht; atij i bashkëngjitej ideja e normës, e imitimit, e hyrjes në modele. Zakonisht mendohet se idesë së stilit, me manierizmin dhe barokun i bashkëngjitet ideja e origjinalitetit dhe stërhollimit dhe jo vetëm në arte, por edhe në jetë, meqënëse me idenë rilindase të përbuzjes së shpenguar, njeri me stil do të jetë ai që ka mprehtësi, guxim (dhe pushtet social) të sjelluri duke thyer rregullin ose duke treguar që ai ka privilegjin e mundësisë për ta thyer.