Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Martë, 25 Tetor 2011 09:55

Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare

Dimensioni i trajtimit në këtë shkrim shtrihet përtej raportit të teksteve tona universitare me gjuhën standarde. Në të vërtetë, përpjekja përqendrohet në interpretimin e procesit të shndërrimit të mendimit në fjalë dhe nxjerrjen e disa përfundimeve përgjithësuese lidhur me nivelin logjik e gjuhësor të teksteve universitare ndër ne. Me interes do të ishte që në këtë kontekst të trajtoheshin edhe ligjëratat e profesorëve universitarë, të cilat gjithashtu janë burim i rëndësishëm i informimit dhe i formimit të studentëve tanë.