Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Saturday, 20 Apr 2024
Thursday, 27 October 2011 07:03

Kinoslavia: Mikrokozmosi i industrisë kinematografike nga koha e Titos deri në atë të Globalizimit

Objektivi i kësaj eseje është analiza e transformimit të kinematografisë e treguar përmes eksperiencës së njerëzve që kanë punuar në këtë sektor (regjizorë, skenaristë, aktorë, teknikë, producentë, përfaqësues të administratës shtetërorë që mbulonte këtë sektor), duke u kushtuar vëmendje jo vetëm kategorisë klasike të filmave me metrazh të gjatë, por edhe kategorivemë të vogla, si filmat me metrazh të shkurtër, dokumentarët dhe filmat vizatimorë.

Në këtë mënyrë njohuritë tona nga historia e madhe do të zgjerohen nëpërmjet historive personale të njerëzve që kanë përjetuar përvojën kinematografike. Studimi i industrisë që ka formësuar më shumë se të tjerat imagjinatën e shoqërive të rajonit ballkanik përbën, në fakt, një pikë interesante vrojtimi, nga ku mund të ndiqet transformimi i vendeve në fjalë.